Parandalimi i korrupsionit
-
Mbikëqyrja e Pasurive
Bazuar në kompetencat e Divizionit për Mbikëqyrjen e Pasurisë të parapara në nenin 5 paragrafi 1.6 të Ligjit me nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit, si dhe në Ligjin Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik nr. 03/L 151 i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 11 shkurt 2010 dhe i dekretuar nga Presidenti i Kosovës me datë 02.07.2010 fillimisht Agjencia ka përgatitur formularin për deklarim e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë konform ligjit te larte përmendur.
Lexo më shumë -
Parandalimi i Konfliktit të Interesit
Baza ligjore në të cilën e AKK e mbështet punën e vet për parandalimin e konfliktit të interesit është Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik nr.02/L-133 i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në nëntor 2007 si dhe me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-133 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ne Ushtrimin e Funksionit Publik, nr. 03/L-155.AKK për parandalimin e konfliktit të interesit ka zhvilluar aktivitetin e vet që për qëllim ka pas identifikimin, shqyrtimin, analizën, paralajmërimin dhe shmangien e rasteve të konfliktit të interesit.
Lexo më shumë -
Mbikeqyrja E Dhuratave
Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, të Zyrtareve të Lartë Publik, të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës obligohen të mbajnë regjistrin me katalogun e dhuratave dhe kopjet e tyre, janë të obliguara, që deri me datën 31 mars te vitit vijues për vitin paraprak, ta dorëzojnë në Agjencinë kundër Korrupsionit
Lexo më shumë





