photo

Detyrat e AKK-se

Përgjegjësitë ligjore të AKK-së:

Agjencia kundër Korrupsionit sipas nenit 5 të Ligjit për Agjencinë kundër Korrupsionit ka këto përgjegjësi:

  • inicion dhe zhvillon procedurën e zbulimit dhe hetimit paraprak të korrupsionit dhe përcjellë kallëzime penale për rastet e dyshimit për korrupsion në prokurorinë publike kompetente, nëse për të njëjtin rast nuk zhvillohet procedurë penale;
  • bashkëpunon me institucionet vendore, të huaja dhe ndërkombëtare që kanë për mision parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;
  • në bashkëpunim me Komisionin, Qeverinë, institucionet e tjera dhe me organizatat joqeveritare, harton strategjinë kundër korrupsionit dhe planin e veprimit;
  • monitoron dhe mbikëqyrë zbatimin e Strategjisë kundër Korrupsionit dhe planin e veprimit;
  • mbikëqyr dhe parandalon rastet e konfliktit të interesit dhe ndërmerr masat e parapara me ligj të veçantë;
  • mbikëqyr pasuritë e zyrtarëve të lartë publik dhe personave të tjerë, siç parashihet me ligj të veçantë;
  • mbikëqyr pranimin e dhuratave që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrës zyrtare dhe ndërmerr masat e parapara me ligj;
  • bashkëpunon me autoritetet publike kompetente për hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;
  • përfaqësohet në takime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe merr pjesë në procesin e negociatave për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale apo miratimin e instrumenteve ligjore ndërkombëtare kundër korrupsionit;
  • bashkëpunon me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës për realizimin e detyrimeve që dalin nga aktet ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe ofron rekomandime për përmbushjen e detyrimeve të tyre;
  • merr pjesë dhe ofron këshilla për hartimin e kodit të etikës në sektorin publik dhe privat;
photo
photo
photo

Sė shpejti

189

Shpërblimi i gazetarisë për transparencë dhe anti-korrupsion 2009

Lexo më shumë
OSCE UNDP photo