Rreth AKK-se
Agjencia kundër Korrupsionit është institucion i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
AKK ushtron përgjegjësitë e përcaktuara me:
1. Ligjin Nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit,
2. Ligjin Nr. 03/L-151 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publik,
3. Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik Nr. 02/L-133 i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-155.
Qëllimi dhe puna e AKK-se është e përqendruar në zbulimin dhe hetimin e rasteve korruptive, përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e fenomenit të korrupsionit, për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie të shëndosh e të përparuar kosovare dhe që bazohet në shtetin e së drejtës.
AKK-ja është i pari institucion i pavarur në vend i ngritur pa ndihmën paraprake të organizmave ndërkombëtare po është tërësisht i mbështetur në kapacitetet vendore. Fondet për funksionimin e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, në bazë të propozimit të Agjencisë, i cili vendos dhe mbi mënyrën se si do të përdoren fondet e aprovuara.
AKK ka filluar punën me emërimin e Drejtorit me 17.07.2006 ndërsa është funksionalizuar më 12 shkurt 2007;
Fondet për funksionimin e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, në bazë të propozimit të Agjencisë, kurse Agjencia vendos në mënyrë të pavarur për përdorimin e tyre;
Aktivitetet e Agjencisë udhëhiqen nga Drejtori, i cili ka mandatin 5 vjeçar (Drejtorin e emëron
Kuvendi i Kosovës);
AKK për punën e vetë i raporton Komisionit Parlamentar mbikëqyrës të Agjencisë çdo 6 muaj dhe Kuvendit të Kosovës një herë në vit.
Aktualisht në AKK- punojnë 35 zyrtarë, që është aprovuar nga Asambleja e Kosoves si dhe që është parashikuar në organigramën e AKK-së. Përvec drejtorit te Agjencisë të gjithë zyrtarët janë shërbyes civil.








