photo

Shpërblimi i gazetarisë për transparencë dhe anti-korrupsion 2009

10.11.2009

Forma e Aplikimit   Pyetsori


Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) dhe Agjensioni Kosovar kundër Korrupsionit (AKA) kanë nderin të shpallin të hapur garën për storjen më të mirë gazetareske për transparencë dhe kundër korrupsionit – të publikuar apo transmetuar në mediat e Kosovës midis 1 dhjetorit 2008 dhe 1 dhjetorit 2009. 
 
Kjo nismë është një mundësi e mirë që të njihet publikisht kontributi i gazetarëve, të cilët nëpërmjet storjeve të tyre kanë trajtuar korrupsionin dhe kanë ndikuar në sjelljet e sinqerta dhe transparente.
 
Kategoritë e shpërblimeve për storjen më të mirë të gazetarisë për transparencë dhe kundër korrupsionit janë si vijon:


1) Storja më e mirë televizive
• 3 Çmime  për storjen më të mirë të transmetuar në televizionet me shtrirje në gjithë Kosovën;


3)    Storja më e mirë e publikuar
• 1 Çmim për storjen më të mirë të publikuar në gazetat e përditshme apo në revista.

 

4) Storja më e mirë në agjensitë e lajmeve dhe emdiumet lokale
• 1 Çmim për storjen më të mirë të transmetuar në tv dhe radiot lokale dhe agjencite e lajmeve


 
Kategorit                           Renditja                  Vlera/shuma
 
 
TV                                  Çmimi i parë               1000 Euro
                                      Çmimi i dytë               750 Euro
                                      Çmimi i tretë               500 Euro

 

 

Media e shkruar                                                 1000 Euro

 

 

Agjencitë e Lajmeve/radio tv lokale                                 1000 Euro
 


Autorët e të gjitha storjeve të publikuara/transmetuara midis 1 dhjetorit 2008 dhe 1 dhjetor 2009 kanë të drejtë aplikimi. Të interesuarit për aplikim, por edhe ata që duan të rekomandojnë ndonjë storje apo autor konkret duhet të mbushin formularin/pyetësor që mund të gjendet në internet në faqen: www.akk-ks.org  http://www.apjk.org ose http://www.ks.undp.org shkarko formularin/pyetësorin.
Veç kësaj, ju duhet të dorëzoni në tri kopje CD-ne me storjet e publikuara/transmetuara në gjuhën origjinale si dhe një përmbledhje të shkurtër të storjes në gjuhën angleze.


Konkursi për storjen më të mirë mbyllet më 2 dhjetor 2009. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur sipër të cilit është shënuar “ Për çmimin e gazetarisë” në recepsion pranë zyrës së UNDP-së në Prishtinë.
Storjet do të shqyrtohen nga paneli i përbërë lokal dhe nderkombetar. Fituesit e çmimeve do të kumtohen gjatë muajit dhjetorit.
Për më shumë informata ju lutemi të kontaktoni:

 

Armend Muja,

Drejtues i Zyres se Komunikimit,
Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (UNDP)
E: armend.muja@undp.org
T: 044 399 273


Aiko Watanabe,

Analiste e Programit,
Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (UNDP)
E: Aiko.watanabe@undp.org

 

photo
photo
photo

Sė shpejti

189

Shpërblimi i gazetarisë për transparencë dhe anti-korrupsion 2009

Lexo më shumë
OSCE UNDP photo