photo

Drejtori

Z. Hasan Preteni ka marr detyrën si  Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit në korrik të vitit 2006.


Në këtë postë z. Preteni është zgjedhur pasi mori votat e shumicës absolute të deputetëve të  Kuvendi të Kosovës.


Sipas Ligjit Kundër Korrupsionit  Drejtori i Agjencisë ka një mandat prej 5 vitesh në detyrë dhe mund të riemërohet edhe një herë tjetër.


Me të marr këtë detyrë z. Preteni fillojë nga  zero për ta ngritur  fuqishëm  në këmbë  tërë kapacitetet profesionale si dhe infrastrukturën administrative të këtij  institucioni.


Më 12 shkurt të vitit 2007 e bëri funksionalizmin e  AKK-së dhe si drejtor I saj  rrjedhimisht e shndërrojë  këtë  në një institucion cilësor e  profesional në luftën kundër korrupsionit.


Në vazhdimësi ka  kultivuar  një frymë të shëndoshë të bashkëpunimit me qytetarët e Kosovës dhe ka fituar besimin e  publikut mbi  punën e Agjencisë. 


Me qëllim që Agjencia Kundër Korrupsionit të bëhet pjesë e rrjeteve të  ndryshme globale anti-korrupsion z. Preteni gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare që janë zhvilluar në gjithë botën, si në: Indonezi, Francë,  Angli, Belgjik, Portugali, Greqi, Suedi, Gjeorgji Letoni, Holandë etj, ku janë ngritur kapacitetet  bashkëpunuese  globale për  luftën kundër korrupsionit.


Të gjitha këto aktivitete kanë qenë të fokusuara në ndërtimin themeleve të shëndosha të ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjejes globale për luftën kundër korrupsionit që në plan të parë vendos nevojën e zbatimit të ligjit si kusht  primar për  parandalimin  dhe luftimin e Korrupsionit.


Para se të marr detyrën e  Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Preteni ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.


Kishte gradën  Kolonel dhe ka qenë  Shef shtabi në Zonën e IV-t, të TMK-së. Gjatë kohës sa ishte epror I TMK-së ka kryer edhe trajnime të rëndësishme ushtarake. 


Z. Preteni ishte në mesin e të parëve që u mobilizua në shtrirjen e  UÇK-së në rajonin e  Shalës, dhe deri në çmilitarizimin saj  ka qenë komandant i Batalionit të III të Brigadës 141, - Zona Operative e Shalës.  Nga  viti 1991 deri në angazhimin e tij në UÇK në vitin 1998  në mënyrë vullnetare u morë me aktivitete humanitare.


Nga viti 1979 deri më 1991 ishte epror ushtarak në ish Armatën Jugosllave. 


Shkollimi I z. Preteni lidhet kryesisht me fushën ushtarake.  Në vitin 1991 në Zagreb të Kroacisë ka mbaruar shkollën e lartë për oficerët e ushtrisë. Në vitin 1986   mbarojë  Shkollën Ushtarake të Gjuhëve të Huaja në Beograd. Më 1988  ka diplomuar  në Fakultetin Juridik të  Universitetit të  Prishtinës, ndërkaq në vitin 1979  ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zagreb.


Si rezultat I përpjekjeve serioze dhe të pa kompromis për luftën kundër korrupsionit z Preteni ka krijuar një imazh të mirë në sytë e publikut.


Në shtypin vendor ka botuar shkrime  të ndryshme të konceptuara në formë edukuese dhe mobilizuese për parandalimin dhe luftën Kundër Korrupsionit në Kosovë.


Ka lindur më 10 prill të vitit 1961 në Mitrovicë


Jeton në Prishtinë së bashku me gruan dhe katër fëmijët ( tri vajza dhe një djalë). 

photo
photo
photo

Sė shpejti

189

Shpërblimi i gazetarisë për transparencë dhe anti-korrupsion 2009

Lexo më shumë
OSCE UNDP photo