Edukimi/pjesëmarrja e publikut
Në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) jane realizuar 12 seminare në 10 komuna të Kosovës: Drenas, Gjilan, Istog, Rahovec, Mitrovicë, Suharekë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj dhe Gjakovë, Ferizaj dhe Malishevë, ku është prezantuar Strategjia dhe Plani i Veprimit kundër Korrupsionit, Ligji kundër Korrupsionit si dhe mandati ligjor dhe aktivitetet e kryera nga Agjensioni Kosovar kundër Korrupsionit.
Në kuadër të këtij organizimi është prezantuar edhe në dy stacioneve televizive lokale në Mitrovicë dhe në Gjakovë ku para shikuesve të këtyre stacioneve televizive është prezantuar aktiviteti i AKK-së.
Trajnime të njëpasnjëshme me administratën publike mbi kornizën ligjore anti-korrupsion, mekanizmat për zbatimin e saj dhe ndërgjegjësimin e nëpunësve civil në luftimin dhe denoncimin e veprimeve korruptive.
Pjesëmarrje në një numër takimesh zyrtare, seminaresh dhe organizimesh të tjera të ngjashme të organizuara nga institucionet e tjera dhe që si tematikë të tyre kanë pasur luftën kundër korrupsionit.
-
Aktivitetet e AKK-së për edukimin e publikut, gjatë vitit 2009
Me qëllim të sensibilizimit të opinionit të gjerë, qytetarëve dhe institucioneve për pasojat e shumta negative të korrupsionit, AKK gjatë periudhës raportuese, me ndihmën dhe përkrahjen e UNDP-së dhe OSBE së, ka organizuar nëpër komunat e Kosovës fushatën kundër korrupsionit të titulluar Përpjekjet e përbashkëta për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë e cila ka pasur si qëllim kultivimin e frymës së bashkëpunimit me qytetarët në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
Lexo më shumë -
Aktivitetet e AKK-së për edukimin e publikut, gjatë vitit 2008
Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit gjatë vitit 2008 ka zhvilluar shumë aktivitete gjithë andej Kosovës me qëllim të sensibilizimit të publikut për luftën kundër korrupsionit.
Lexo më shumë





