LLOJET E FORMULARĖVE PĖR DEKLARIM TĖ PASURISĖ
Mbėshtetur nė Ligjin nr. 04/L-050 pėr Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisė tė Zyrtarėve tė Lartė Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave pėr tė Gjithė Personat Zyrtar, Agjencia kundėr Korrupsionit ka pėrgatitur dy formularė pėr deklarim tė pasurisė:
A-13 - FORMULARIN PĖR DEKLARIMIN E PASURISĖ
Zyrtarėt e lartė publik kanė pėr obligim plotėsimin e kėtij formulari nė kėto dy raste:
- Me marrjen e detyrės (Me rastin e fillimit tė punės, zyrtari i lartė publik ka pėr obligim deklarimin e pasurisė brenda afatit tridhjetė (30) ditor); dhe
- Deklarimin sipas kėrkesė sė Agjencisė (Agjencia nė ēdo kohė mund tė kėrkojė nga zyrtari i lartė publik qė ta dorėzojė informacionin e kėrkuar nė pajtim me ligjin. Po ashtu edhe zyrtarėt e lartė publik tė cilėt janė tė pėrfshirė pėr herėn e parė nė listėn e zyrtarėve tė lartė publik kanė pėr obligim tė plotėsojnė kėtė lloj tė deklarimit).
A-14 - FORMULARIN PĖR DEKLARIMIN E NDRYSHIMEVE TĖ GJENDJES SĖ PASURISĖ.
Zyrtarėt e lartė publik kanė pėr obligim plotėsimin e kėtij formularit, nė kėto dy raste:
- Deklarimin e rregullt vjetor (Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisė bėhet gjatė kohės sė ushtrimit tė funksionit publik nga data 1 mars deri mė 31 mars tė ēdo viti kalendarik. Zyrtari i lartė publik brenda afatit tė paraparė deklaron ēdo ndryshim nė gjendjen e pasurisė); dhe
- Deklarimi pas mbarimit, apo shkarkimit nga funksioni (Pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni, zyrtari i lartė publik ka pėr obligim tė paraqes deklarimin e pasurisė brenda tridhjetė (30) ditėve).





