photo

Zbatimi i ligjit

  • Zbatimi i Ligjit ėshtė njė nga tri shtyllat kryesore nė tė cilat mbėshtet strategjia e punės e Agjencisė. Zbatimi i Ligjit nėnkupton hetimin e rasteve tė dyshuara tė korrupsionit dhe pėrcjelljen e kallėzimeve penale pėr veprat penale tė korrupsionit nė Prokuroritė Publike kompetente tė Kosovės nė rastet kur nuk iniciohet procedurė penale, si dhe hartimin e ligjeve te reja pėr plotėsimin dhe ndryshimin e kornizės ligjore nė kėtė fushe.
  • Departamenti i Hetimeve nė mesin e prioriteteve ka hetimin e rasteve tė dyshuara tė korrupsionit, si atyre qė raportohen, po ashtu edhe hetimin e rasteve sipas detyrės zyrtare atėherė kur Agjencia vjen deri te informacionet e bazuara pėr veprime korruptive tė dyshuara.
  • Departamenti i Hetimeve nė vazhdimėsi ka studiuar dhe pėrcjellur trendet pozitive tė zhvillimit tė kornizės ligjore antikorrupsion nė vendet e rajonit dhe ato evropiane, me qėllim tė ndryshimit dhe plotėsimit tė kornizės ligjore antikorrupsion nė Kosovė.
  • Nė kėtė drejtim Departamenti i Hetimeve nė mėnyrė aktive ėshtė angazhuar nė lidhje me ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit kundėr Korrupsionit, Ligjit pėr Parandalimin e Konfliktit tė Interesit nė Ushtrimin e Funksionit Publik duke marrė pjesė nė grupet punuese ndėrqeveritare si dhe ka dhėnė kontribut tė ēmueshėm gjatė shqyrtimit tė kėtyre ligjeve nė Komisionin Parlamentar pėr Legjislacion dhe Gjyqėsi, nė tė gjitha fazat e shqyrtimit tė tij deri nė aprovimin pėrfundimtar tė tyre.
  • Kėto dy ligje janė miratuar nga Kuvendi i Republikės se Kosovės dhe tė njėjtat janė dekretuar nga ana e Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Po ashtu ka marrė pjesė edhe nė pėrgatitjen e Projektligjit pėr Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisė dhe tė Dhuratave tė Zyrtarėve tė Lartė Publik duke marrė pjesė nė grupet punuese ndėrqeveritare si dhe nė Komisionin Parlamentar pėr Legjislacion dhe Gjyqėsi. Ky ligj  ėshtė miratuar nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės dhe ėshtė dekretuar nga Presidenti i Republikės sė Kosovės.
  • Nė kėtė vazhdė ėshtė inicuar pėrgatitja dhe hartimi i Strategjisė dhe Planit tė Veprimit kundėr Korrupsionit pėr periudhėn 2009-2011, tė cilat janė miratuar nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės me 12 tetor 2009.
  • Departamenti i Hetimeve me qėllim tė implementimit tė mandatit ligjor dhe funksionalizimit mė tė madh tė AKK‐sė, ka zhvilluar aktivitet tė rėndėsishėm nė drejtim tė pėrgatitjes sė akteve tė brendshme, duke kontribuar profesionalisht nė hartimin dhe nxjerrjen e vendimeve tė brendshme.
  • Departamenti i Hetimeve ka dhėnė kontributin e vetė, pėrmes komenteve profesionale, rekomandimeve konkrete si dhe duke marrė pjesė nė grupet punuese gjatė amandamentimit tė Kodit Penal tė Kosovės sidomos sa i pėrket veprave penale kundėr detyrės zyrtare, duke propozuar ndryshimin e veprave aktuale, shtimin e veprave tė reja si dhe ashpėrsimin e sanksioneve penale pėr kėto vepra penale.
  • Zyrtaret e AKK‐se nė mėnyrė aktive ishin pjesėmarrės nė takimin e nėngrupit qeveritar pėr antikorrupsion nė kuadėr tė Reformės sė Administratės Publike tė Kosovės tė organizuar nga Ministria e Administratės Publike.
  • Me ftesėn e Ministrisė se Punėve tė Brendshme, AKK ka marrė pjesė duke dhėnė kontributin e saj edhe nė pėrgatitjen e Strategjisė kundėr Krimit tė organizuar si dhe Strategjisė pėr Parandalimin e Krimit.
  • Departamenti i Hetimeve ka marre pjesė nė debatet publike tė iniciuara nga Ministria e Administrės Publike nė lidhje me pėrgatitjen e Projektligjit pėr Shėrbimin Civil nė Kosovė duke dhėnė komentet dhe propozimet ligjore tė nevojshme nė pasurimin e materies ligjore tė propozuar.
  • Departamenti i Hetimeve ka ofruar edhe kėshilla tė konsiderueshme ligjore pėr qytetarėt e ndryshėm tė cilėt i janė drejtuar Agjencisė pėr paraqitjen e ankesave tė tyre. Nė kėto raste
  • Departamenti i Hetimeve duke mos qenė kompetent qė vetė ti zgjidh kėto raste, i ka udhėzuar subjektet e ndryshme pėr adresimin e ankesave tė tyre tek institucionet kompetente.
photo

Sė shpejti

189

Çmimi për Gazetari Kundër Korrupsionit 2011

Lexo më shumë
OSCE UNDP photo